Home KRYESORE Studimi/ Pse burrat e kalojnë më rëndë se gratë koronavirusin

Studimi/ Pse burrat e kalojnë më rëndë se gratë koronavirusin

Përgjigja e ndryshme e sistemit imunitar në të dyja gjinitë, prek edhe zhvillimin klinik të SARS-CoV-2 dhe mënyrën e shfaqjes së COVID-19, sipas një grupi shkencëtarësh të Universitetit të Yale-t në SHBA, publikuar në revistën “Nature”.

Shkencëtarët studiuan ndryshimet në përgjigjet imunitare tek burrat dhe gratë, pasi ishte vënë re se në të gjithë botën, pacientët meshkuj e kishin kaluar më rëndë Covid 19 dhe se vdekjet ndodhnin më shumë tek burrat.

Në fakt pas një analize statistikore të një numri të madh rastesh, si në Europë edhe në vende jo Europiane, u vërejt se jo vetëm që vdekjet tek meshkujt ishin 1.5 herë mët ë larta se tek gratë, por pacientët burra që kishin nevojë për intubim ishin 3-4 herë më shumë se pacientet gra. Gjithashtu burrat që kishin nevojë për trajtim mjekesor ishin 50% më shumë se gratë.

Është gjithashtu e njohur se burrat preken më shumë se gratë edhe nga disa infeksione të tjera si hepatiti apo tuberkulozi.

Ndërkohë sistemi imunitar i grave i përgjigjet më mirë vaksinave dhe reagon më mirë ndaj disa agjentëve.

Në studim u përfshinë 98 pacientë,  47 burra dhe 51 gra të prekur me Covid 19. Përveç gjinisë u mor në konsideratë edhe mosha e pacientëve, terapitë e përdorua dhe ashpërsia e sëmundjes.

Duke kombinuar të gjitha të dhënat, rezulton se përgjigja e përgjithshme imunitare tek burrat është e ndryshme nga gratë.

Tek gratë, edhe në moshë të madhe niveli i citokinave inflamatore prek monocitet e tyre duke ndalur kalimin e tyre përmes monociteve, pa prekur kështu punën dhe funksionin e limfociteve T.

Ndërkohë tek burrat, niveli i lartë i citokinave shoqëruar nga inflamatorët (IL-8, IL-18, ÇL5) prek monocitet e tyre duke i kthyer  në jo funksionale gjë që njëkohësisht çon në reduktimin e numrit të limfociteve T.

Si rezultat ka një përgjigje të ulët imunitare dhe reduktohet aftësia për të luftuar korornavirusin, shkaktohet më shumë inflamacion, gjë që çon në simptoma më të rënda.

Këto studime, thonë profesorët japin për herë të parë shpjegime për arsyet e ndryshimit të prognozave të vërejtura tek covid, në gjini dhe raca të ndryshme./Opinion.al

Share: