Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Thumana si Troja!

Thumana si Troja!

Nga Çlirim Gjata

Sipas mitologjisë dhe “Iliadës” së Homerit, kur Grekët pushtuan Trojën e zhdukën atë nga faqja e dheut duke mos lënë asnjë gjurmë. Jo vetëm rrënojat, por edhe themelet ja shkulën Trojës e madje thuhet se, e mbollën tokën ku shtrihej, për vite me radhë, ndaj dhe nuk është gjëndur sot e kësaj dite me saktësi nga arkeologët.

Pak a shumë si me Trojën ka ndodhur edhe me shkollën 9-vjeçare të Thumanës. Një shkollë dy katëshe e rikonstruktuar me rreth 100milionë lekë më shumë se ndërtimi i shkollës tre katëshe bri saj. Dhe e inaguruar me ceremoni plot zhurmë, dy a tre ditë para tërmetit të 26 nëntorit. Ky i fundit e rrënoi shkollën dy katëshe me rikonstruksion më të shtrenjtë, se shkolla e ndërtuar nga themelet me një kat më lart. Kjo e fundit vazhdon të jetë në këmbë dhe funksionale.

Mirë po, korrupsioni mund t`ja hedhë robit, por jo Zotit. Tërmeti e shëmbi shkollën duke zbuluar korrupsionin. Dhe për ta mbuluar këtë, Kr.Bashkisë Krujë urdhëroi pastrimin e rrënojave të shkollës. Dhe kur? As më shpejt e as më vonë, por brënda 48 orëve nga tërmeti. Në një kohë kur, Thumana ndodhej në kulmin e tragjedisë, kur nuk ishin nxjerrë akoma njerëzit nga rrënojat dhe nuk ishin varrosur ende viktimat e tij, Kr.Bashkisë Krujë kishte kohë e nge të pastronte rrënojat e shkollës së rikonstruktuar nga korrupsioni. E jo vetëm kaq. Por, e pastroi dhe sheshin ku ndodhej e shtroi me çakull për të zhdukur çdo gjurmë. Si grekët Trojën mijra vjet më parë.

Di gjë njeri prokuroria ku është? Kush e gjen të lajmërojë 129-ën.

Share: