Home KRYESORE Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë sllogani që vrau demokracinë që në lindjen e saj

Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë sllogani që vrau demokracinë që në lindjen e saj

Nga Azgan Haklaj

Kalimi nga regjimet diktatoriake, totalitare në demokraci është fenomen që e kanë kaluar vende me traditë të gjatë shtetformuese të Europës, si Gjermania, Italia, Spanja, apo vende të tjera të Azisë, Afrikës e Amerikěs Latine.

SHBA- ja, pas shpalljes së pavarësisë nga Anglia ju desh të përjetojë një luftë të përgjakshme civile mes shteteve të veriut e jugut për të konsoliduar shtetin Komb, demokracinë dhe kohezionin e brendshëm të saj.

Demokracia si një ideal i lirisë dhe menyrë e qeverisjes dhe organizimit të shtetit na vjen si model nga Greqia e lashtë, e cila në 4-5 shekujt e fundit p.e.s ishte vatra me e ndritshme e qytetërimit botëror.
Fjala demokraci në kuptimin e grekëve të lashtë do të thotë pushtet i popullit.

Platoni në veprën e tij madhore “Republika, traktat i shquar e i paarritshëm politiko- filozofik i shpjegon me së miri parimet e ndërtimit të shtetit dhe institucioneve dhe rreziqet që i kanosen këtij sistemi nga faktorët e brendshëm dhe egoja për pushtet e elitave politike.
Kolosët e filozofisë greke e botërore nuk e kanë parë demokracinë si sistemin me të përsosur politik.

Ata mendonin se për një vend, shoqëri e shtet menyra me e mirë e qeverisjes do të ishte venja në krye të elitës qeverisëse e aristokracisë apo mendjeve të ndritura, siç e quanin ata elitën shoqërore të kohës së tyre.
Demokracia është pra në fund të fundit një sistem politik ku populli nga i cili dalin elitat politike u jep atyre votëbesimin përmes zgjedhjeve për të përmbushur një kontratë afatshkurtër, periodike e sociale mes individit e shtetit.

Elitat politike e kulturore, ato grupime që aspirojnë për demokraci kanë zhvilluar në gjirin e regjimeve diktatoriale e autokratike, e në momentin e krizave të thella të regjimeve shtypëse, kur popujt janë ngritur kundër tiranisë kanë ditur t’i bëjnë të vetat aspiratat e tyre e të bëhen zëdhenës të lirisë, demokracisë e progresit.

Është paradoks i historisë, e njëherësh një e vertetë e qartë për këdo fakti se regjimet diktatoriale instalohen brutalisht brenda një kohe të shkurtër, jetojnë gjatë e lënë pas pasoja shkatërruese për shoqërinë e të ardhmen e saj.

Kështu ka ndodhur me Shqipërinë në Luftën e Dytë Botërore, ku nga maji ( 24 maj) 1944 në Kongresin e Permetit e deri në dhjetor 1944 shpertheu në emër të luftës “çlirimtare” terrori i kuq i falangave komuniste mbi veriun shqiptar duke u shperndarë e instaluar në çdo saj të Shqipërisë dhe duke sunduar me thunder të hekurt shqiptarët për 45- vite.

Duhet theksuar me forcë e qartësi se renia e Monarkisë Kushtetuese Shqiptare dhe instalimi i diktaturës staliniste ishin njëqind për qind produkt i faktorëve të jashtëm politikë dhe jo aspiratë e popullit shqiptar, i cili pas pesë shekujsh të pushtimit osman pa me në fund ditën e lirisë e progresit dhe nuk e kishte aspak në mend ta ndërronte monarkinë e vet me një sistem komunist.

Diktatura staliniste shqiptare ra e fundit në Europë si sistem politik e ekonomik e s’mund të ndodhte ndryshe në një shtet tiranik e militarë ku mungonte pluralizmi dhe opozita, disidenca e organizuar, shoqëria civile, e ku fjala e lirë ishte burgosur në katakombet, burgjet e kampet e armiqëve të popullit.

Nën kěrcënimin e vendeve perëndimore e SHBA-së se do të kishte një fund si Çaushesku, Ramiz Alija e dekretoj pluralizmin, por ata që ishin kundërshtarët më të vendosur të regjimit, antikomuniste e vertetë, që më vonë i emërtuan “Ish të përndjekur politikë” mbetën shpejt me gisht në gojë.

Ata kërkonin drejtësi për autorët e dhunës e genocidit ndaj tyre, siç ndodh me viktimat e regjimeve kriminale në çdo vend të botës.

Nëse parulla e Revolucionit Francez “Liri, barazi, vëllazëri” i ngriti në këmbë mbarë popujt e Europës për të përmbysur tiraninë e monarkëve të tyre slogani i Sali Berishës “Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” ishte vrasës për demokracinë që në lindje të saj.

Ky slogan i siguroj etërit e diktaturës se ndaj tyre nuk do të kishte “Nuremberg” të dytë, por mijëra viktimat e tyre do të shpalleshin bashkëfajtorë, njësoj si ata për instalimin e diktaturës në Shqipëri.

Të barazosh regjimin kriminal të Hoxhës, Kapos, Shehut, Xoxes, e kanibalëve si Aranit Çela e Nevzat Haznedari me mijëra jetë të pafajshme është njësoj si të quash bashkëvuajtës e bashkëfajtorë esesët e Hitlerit me 6- të milion viktimat e regjimit nazist.

Amnistia politike ideologjike e morale ndaj projektuesve dhe ekzekutorëve të terrorit komunist në Shqipëri.

Mos venia e tyre përpara drejtësisë dhe riciklimi në politikë dhe qeverisje i bijëve të etërve mizorë është gangrena kanceroze e demokracisë shqiptare, një tumor i stërmadh malinj, metastazat e të cilit kanë okupuar të gjitha gjymtyrët e shtetit.

Vaslav Haveli, disidenti me i shquar antikomunist i Europës dhe presidenti i parë postkomunist i Çekosllovakisë është shprehur.
Ish komunistët e bijtë e tyre të kthyer në antikomunistë janë armiqtë me të rrezikshëm të demokracisë.

A nuk ulurinte Edi Rama në vitet 90- 91:
“Të gjithë komunistët në litarë”!

Nipi i byroistëve, e njëherësh djali i atij që firmosi varjen në litar të Saharovit Shqiptar Havzi Nelës, siç duket nuk e lexoj në atë kohë si duhet sloganin “Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” dhe u përjashtua nga PD- ja si ekstremist i djathtë.

Shikojeni mirë metamofrozën e Sulltanit të kuq.

Ju rikthye partisë mëmë e mori peng bijën e saj PS- në, e shtrydhi si lemon për të nxjerrë nga ajo ekstraktin helmues me markën rilindje.
Mori timonin e pushtetit dhe prej 7- të vitesh ka marrë peng shtetin, demokracinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Barazimi i dhunuesit me viktimën është një akt i paprecedent juridik dhe moral.

Mijëra viktimat e diktaturës, një pjese të të cilëve nuk u dihet as varri kërkojnë drejtësi edhe sot pas tre dekadash nga shteti i tyre.
Rastet e rralla të vetëgjygjesisë që kanë bërë viktimat e familjet e tyre për njerëzit e tyre të vrarë në pragun shtëpisë në vitet 90- 94, sidomos në veri kanë treguar se sa u vlente lekura trimave të Enverit, Mehmetit e Kadri Hazbiut.

Ishte një kohë kur hierarkët e regjimit, sigurimsat e emisarët e tyre endeshim me kokën ulur e hap të shpejtë nëpër rrugicat e qyteteve nga frika e perballjes me viktimat e tyre.

Sot të përsekutuarit kanë frikë të trokasin në zyrat e shtetit, sepse në krye të ministrive dhe institucioneve të shtetit do të gjejnë pikërisht bijtë e “Bashkëvuajtësve” të tyre.

Është “bashkëfajsia” që soli në PD, në partinë e idealeve të dhjetorit kryetarin e shoqatës së vullnetarëve të Enver Hoxhës Ridvan Boden, Ilir Rusmajlin, të dy të ikur tani, madje edhe Kastriot Islamin, benjamin e Ramiz Alisë, i cili në vitin 1991, si kryetar i parlamentit do të deklaronte:
“Demokratët do t’i tërheqim zvarrë e do t’ua thyejmë kafkat”

E nëse një vit më vonë në kolltukun e tij u ul me plot meritë Mandela i Shqipërisë Pjetër Arbërori Kaçi i vogël, prapë nuk u dorëzua por i zuri vendin në PD, pas vdekjes së tij.

S’ka kala që nuk e marrin komunistët, është një fjalë e urtë që ata ua dedigonin vehtes.

Nuk kam qenë as nuk do të jem kurrë për hakmarrje e luftë klasash dhe nuk ushqej asnjëherë urrejtje, por e përjetoj dhimbshëm sa herë e shoh në PD Bujar Vukajn dhe të shoqen ish ministreshën Helgen sepse nuk kanë asnjë lidhje me PD- në, përveç utilitarizmit.

Kur i shoh ata me kujtohet daja I’m Ali Binak Mehmetaj, i biri i patriotit, nacionalistit, veprimtarit të shquar të çeshtjes kombëtare, kulakut Binak Aga, i cili në vitin 1976 u denua 14 – vjet burg nën akuzën axhitacion e propoganë e sabotim në ekonomi, të cilat deri në vitin 1990 i bëri nëpër burgjet e tmerrshme të Shqipërisë,

Në arrestimin e tij atëkohë mori pjesë Lulash Vukaj, ish kryetari i këshillit të bashkuar të ish koperativës Llugaj.
Sot Aliu është në botën e përtejme i varrosur copa- copa.
A ka paradoks me të madh se Bujari dhe znj Helga t’i kërkojnë familjes së Binak Agës, votoje Partinë Demokratike, kur nuk e marrin dot votën e z Lulash.

Është tragjikomike.
Kjo familje e madhe, mbeshtetse e fuqishme e proceseve demokratike në vazhdimësi as pronat e saj nuk i mori kurrë, ashtu si mijëra familje shqiptare, për shkak të ligjit famëkeq 7501.

E bëra këtë sqarim për t’ju përgjigjur shqetësimit të shoqatës fantazmë antikomuniste e ndonjë komunisti në PD të konvertuar në demokratë se çlidhje kam unë me të përndjekurit politikë.
Demokracia pa ligj e drejtesi është thjesht një ilizion e utopi, një sistem që livadhisin e bëjnë kokrrën e pallës, pasurohen e komandojnë fundërrinat e shoqërisë, njerëz të veseve me të errta të karakterit njerëzorë, siç janë banda e sotme e rilindjes.

Shqipëria do të mbetet peng i përjetshëm i horrave dhe rasputinëve të politikës, për sa kohë që sovrani, si gardian i lirisë nuk do të ngrihet për të marrë në dorë fatet dhe të ardhmen e tij.
Genocidi nuk parashkruhet na thotë drejtësia e ratifikuar në konventat ndërkombëtare.

Viktimat kërkojnë drejtěsi.
Të zhdukurit edhe sot kërkojnë një varr simbol.
Kombi kërkon liri dhe demokraci, përtej kësaj vigjelon neodiktatura.
Sovrani kërkon ushtrimin e pushtetit të drejtëpërdrejtë.
Të zgjedhë vetë përfaqësuesit e tij.
Tiranët kanë frikë verdiktin e sovranit
Sulltan Rama hapi listat.

Çliroje sovranin nga zinxhirët e regjimit tuaj totalitarë.
Nëse nuk e bëni me deshirë i takon opozitës së bashkuar e shndërruar në mazhorancë morale të ju detyrojë ta bëni me pa hirë.
Misioni i saj duhet të jetë përmbysja e regjimit tuaj, kthimi i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës duke institucionalizuar votën e lirë dhe jo thjesht marrja e pushtetit.

Share: