Home Gjeo-Ekonomia Besimi tek konkurenca i ngjan shume besimit tek Zoti…

Besimi tek konkurenca i ngjan shume besimit tek Zoti…

Konkurenca e ndershme.

Nga Irena Beqiraj

Në vitin 2011 Warren Buffet, i tha Komisionit të Hetimit të Krizave Financiare:

“Vendimi i vetëm më i rëndësishëm në vlerësimin e një biznesi është fuqia për të vendosur çmimet. Nëse mund të risni cmimin pa humbur biznesin ndaj konkurrenteve, ju keni një biznes shumë të mirë. Nëse keni një biznes keni të mirë,mund të keni edhe një rrjet televiziv me të cilin mund të ndikoni bindjet e publikut dhe nipi juaj edhe pse idot mund ta drejtojë atë”

Baffet edhe pse ironik, është elegant dhe rafinuar kur përcakton dobësitë e fuqisë regulluese të konkurencës si forca bazë e tregjeve të lira, të cilat vetregullohen duke shpërblyer më të zotin, por Peter Thiel, një nga Sipërmarrësit më të mirë të Silicon Valley e thotë edhe me troc “konkurrenca është për humbësit.”.

Konkurenca është për humbësit ? Por ne na eshte premtuar ajo ndershmja, zhvilluesja e cila do të na vendos të gjithëve në të njëjtin start duke na dhënë të njëjtat mundësi?

Besimi tek konkurenca i ngjan shume besimit tek Zoti, të dyja jane realitete Imagjinare.🤔😂

Share: