Home KRYESORE Ç’po ndodh/ Tre lëvizjet që detyruan Ramën të bëjë prapaktheu për Kodin...

Ç’po ndodh/ Tre lëvizjet që detyruan Ramën të bëjë prapaktheu për Kodin Zgjedhor

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do të votohen më 1 tetor siç ishte paracaktuar me herët nga PS dhe sikurse e pati konfirmuar edhe Damian Gjiknuri. Mësohet se mazhoranca është tërhequr nga seanca e ditës së enjte kur ishte parashikuar votimi për ndryshimet që përfshinin listat gjoja të hapura (në fakt pothuajse të mbyllura) dhe sidomos çështjen më të debatueshme, atë për heqjen e koalicioneve.

Ky vendim duket se është marë pas një trysine që ka ardhur nga tre faktorë. Së pari, mbrëmë në darkë vonë opozita i dha fund rrefuzimit të saj për të përgatitur një draftë të vecantë se si mendon ajo të zgjidhen këto dy probleme. Me sa dket kjo kthesë 180 gradë e opozitës ka ardhur pas një dakordësie me ndërkombëtarët. Sot paraditë ambasadorja amerikane, si gjihmonë e kujdesshme për të folur me doreza për qeverinë përmendi nderin për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Unë kam folur shumë qartë. 5 qershori është arritur në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Firma ime nuk ndodhet mbi atë letër. Ata që kanë nënshkruar atë letër janë persona përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Kështu që pritja ime është që 5 qershori do të nderohet” theksoi Kim.

Andi Bejtja ironizon keq “NDERIN” e Yuri Kim

Pak më i qartë ishte ambasadori i BE Soreca që me gjithë mendimin pozitiv që ka ndaj kësaj qeverie duhet të zbatojë edhe porositë që i vijnë nga Brukseli. Ndryshe nga Kim ai qe më eksplicit dhe teksoi se bashkëpunimi në Këshillin politik duhet ti paraprijë votimit në parlament.

“Ne [BE] përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e bazuar në rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet.

Po ashtu theksojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kodit Zgjedhor, të cilat shkojnë përtej qëllimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse para se të votohet në Parlament.”

Soreca shigjeton Ramën: Bashkëpunoni në këshill para votimit në parlament

Pas këtyre tre lëvizjeve mazhoranca është justifikuar se votimi nuk do të bëhet në 1 tetor sepse grupi i punës nuk ka mjaftueshëm kohë të shkruajë një dokument gjithëpërfshirës. Pritet që PS të marrë në konsideratë edhe draftin e propozuar nga Partia Demokratike për listat e hapura dhe koalicionet.

Por ende nuk mund të thuhet nëse ka ndonjë shpresë që PS të ketë reflektuar për të mos bërë ndryshime të njëanëshme, apo ajo thjesht po fiton kohë për të arritur tek qëllimi i saj./LAPSI.al

Share: