“Me ketë numër të madh shqiptarësh që kemi ne jashte kufijve ata kthehen në problem të madh në qeverisjen neser”, shprehet ekperti zgjedhor Kristaq Kume për Top Channel.
Për ekspertët zgjedhorë partitë politike janë të vetëdijshme për peshën e votës së shqiptareve të cilët jetojnë jashtë territorit andaj kërkojnë ta mbajnë nën kontroll.
Kristaq Kume, ekspert zgjedhor, njëherësh ish kryetar i KQZ, thotë: Teorikisht mundësitë që Kuvendi i Shqipërisë të jetë më shumë vullnet i shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të vendit sesa numri i shqiptarëve brenda vendit ekzistojnë, praktikisht është pothuajse në limitet e pamundësisë për tu realizuar.
Kërkesa sfiduese e diasporës për të pasur 10 deputet në Kuvendin e Shqipërisë është e pamundur. Në ligjin e ri zgjedhor është përcaktuar tashmë se vota e shqiptarëve jashtë territorit nuk do të prodhojë mandat të dedikuar, por do të shumohet me votat e zgjedhësve të cilët votojnë në Tiranë.
“Me këtë legjislacion që ne kemi sot është e pamundur për tu realizuar.
Do duhet që të shkruhen një gjë e tillë, të miratohej një gjë e tillë. Mundësinë për tu bërë ekzistojnë, zgjidhje të tilla ekzistojnë në legjislacionet e vendeve të tjera, por natyrisht kjo bëhet me dakortësi politike”.
Parashikimet në kodin e ri elektoral e vështirësojnë shumë votimin e emigrantëve pasi më parë ata duhet të regjistrojnë në regjistrin e gjendjes civile në Shqipëri adresën e vendbanimimit jashtë vendit për të aplikuar më pas për të drejtën e votës. Nëse kjo nuk shoqërohet me një fushatë informuese atëherë sipas ekpertëve numri i zgjedhësve jashtë territorit shqiptar do ishte shumë herë më i vogël se numri real tyre.
Elda Menga
Top Channel