Home KRYESORE Gazetari i njohur: Duhet të nxjerim një lider nga populli jo nga...

Gazetari i njohur: Duhet të nxjerim një lider nga populli jo nga oligarkët.

Nga Mentor Kikia

Si thoni, a të vendosim njëherë për fatin e historisë tonë?

Titujt “Një shqiptar vendos fatin e qeverisë në Mal të Zi”, sot janë derdhur me shumicë nëpër lajme që njoftojnë për rezultatin e zgjedhjeve në Mal të Zi. Një eufori, jashtë çdo logjike apo realizmi, i ka pushtuar ata që nacionalizmin e masin shpesh me urrejtjen për fqinjin.

Një parti apo koalicion do të jetë patjetër vendimtar në formimin e qeverisë, pas një procesi zgjedhor që nuk nxorri asnjë parti fituese. Por eufo-histerinë për shqiptarin që do të vendosë për fatin e Malit të Zi nuk e kuptoj.

Unë kam një ide! Po sikur ne të vendosim së pari për fatin e Shqipërisë, si mendoni?
Si mendoni, që për kryeministër të zgjedhim atë që mendojmë ne se është më i mirë, dhe ajo atë që mendojnë ambasadorët apo mediat?

Si mendoni që udhëheqësin tonë të mos e zgjedhim doemos nga “sëra” e oligarkëve politikë dhe ekonomikë, por të jetë së pari një shqiptar i mirë që Shqipërinë e do, jo duke urryer serbët e grekët, por duke iu përkushtuar me punë e ndërshmëri vendit të tij?

Si mendoni që të zgjedhim një njeri që nuk vjen domosdoshmërisht nga sarajet e zengjinëve të rinj, me makina e jahte luksoze, por një njeri që vlerëson punën dhe djersën e atyre që punojnë.

Një politikan i vetëm nuk ia ndryshon dot historinë një shteti, por një popull i tërë mund tia ndryshojë historinë vendit të tij që çke me të.

Ndaj le ta bëjmë!

Share: