Marrëveshja e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike i ka hapur rrugën nominimit të dy vendeve bashkë me SHBA-të, për nominimin për Çmimin Nobel.
Deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, mori iniciativën për nominimin e qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe. Jacobsson ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan çmimet Nobel.
“Nëse marrëveshja e nënshkruar funksionon siç synohet, tregtia dhe marrëdhëniet e hapura personale do të hapnin rrugën për një marrëveshje të ndërsjellë paqësore në të cilën Serbia mund ta njohë Kosovën, me çka do t’i jepej fund këtij konflikti të gjatë. Prandaj dua që të nominoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokumentin e nominimit.