Çfarë po ndodh brenda ish-sanatoriumit? Pa u mbushur një muaj janë shënuar dy vetëvrasje si dhe një tentative për t’i dhënë fund jetës.
Kjo dritare jashtë perimetrit të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” është e vetmja mënyrë komunikimi mes të afërmve dhe pacientëve veçse nëpërmjet stafit mjekësor.
Mustafa Kala, çdo mëngjes prej 14 ditësh kujdeset për së largu për djalin e tij 38-vjeçar që trajtohet nga mjekët në mjediset e spitalit duke qenë në izolim nga familja.
“Nuk flasim në telefon. Ja këto janë kushtet, ç’marrim ndonjë lajm prej infermierëve dhe i sjellim ndonjë gjë”.
Edhe pse afër spitalit, banorët e zonës përreth nuk tregojnë vëmendje të shtuar ndaj masave antiCovid, ndërsa shkujdesje vihet re edhe nga vetë personeli mjekësor.
“A nuk ktheheni burim i përhapjes së infeksionit duke dalë nga spitali për në dyqan?”- pyet gazetarja Kristi Gongo një infermiere.
“Mmm kam ndërruar këto…”
“Pse kaq veshje ka në përdorim tuaj?”
“Ka, ka. Po mi kërkoi pacienti 4 limona. Të mos dal?”
Top Channel