Home KRYESORE “Nga PS, te Rilindja”, ndryshimet midis Nanos dhe Ramës

“Nga PS, te Rilindja”, ndryshimet midis Nanos dhe Ramës

Nga Elmaz Sherifi

Nano deklaronte : “Do te humbasim pushtet, per te bere shtet” !

Rama, po shkaterron shtetin, per pushtetin e tij.

Nano : Beri ligjin per statusin e nepunesit civil, per te krijuar administrate profesionale. Meritokraci ne vend te militantizmit-deklaronte Nano.

Rama, nuk e zbaton kushtetuten dhe ligjin e nepunesit civil.Rekrutimin e ben “Rilindja” me portalin e “bashkeqeverisjes”, per ta mbushur administraten, vetem me te paaftet qe i sherbejne “mbedhjes se votave”.

Tani Rama po urdheron spastrimin e administrates nga drejtoret qe nuk i sherbejne dhe porosit emerimin e sherbetoreve te tij.

Per pushtetin e vet Rilindja e sulmoi qeverine e Nanos publikisht ne 2004, me kryetarin e bashkise Rama dhe me “mjaftin”. Nano u shpall, “armik” dhe nuk i jepeshin firmat e deputeteve per te qene as kandidat per president.

Tani qe Rilindja eshte ne dite te hallit, Rama e uron per datelindjen duke u “kuptuar ne ajer” e konsideron teper naiv, i “shkel syne” dhe e fton te behet aktiv ne fushaten zgjedhore, qe Rilindja te fitoj mandatin e trete, e ta “bej president” !

Nano e demokratizoi partine. Rama e shkaterroi partine dhe krijoi “ushtrine e memeceve”.

Nano e la pushtetin, kur gjate qeverisjes se socialisteve u shenua rritja ekonomike me e larte, me 6 perqind.

Rilindja po iken nga pushteti me rritjen ekonomike me te ulte dhe borxhin publik me te larte ne histori.

Rilindja e do mandatin e trete, dhe i duhen socialistet per te votuar, qe te qeverisin rilindasit e korruptuar.

Tu njihen vlerat. Rama eshte talent, qe di te bej ministra “talentet” !

Share: