Home Gjeo-Ekonomia Ej, ti, ku po shkon? Kujt po ia lë këtë vend?!

Ej, ti, ku po shkon? Kujt po ia lë këtë vend?!

Nga Alternativa Civile

Shumë kanë ikur. Të tjerë janë gati, sapo tu jepet mundësia. Fshatrat thuajse janë boshatisur dhe në vila të ndërtuara me para gjaku dhe djerse nga emigrimi, kanë mbetur vetëm të moshuar.

Një pjesë ikin përmes shkollimit, me bindjen të mos kthehen më.

Një pjesë ikin duke ndjekur punën, pasi janë formuar si specialistë

Pjesa tjetër, ajo më e madhja, nuk ka as profesion e as punë, dhe ikën nga sytë këmbët në kërkim të një pune.

Qeveria përpiqet që këtë ta konsiderojë si një gjë normale, që ndodh në çdo vend të botës, pra si tregun e lirë të punës. Dakord, por janë shumë të paktë ata që ikin pas vendit të punës, të tjerët ikin, pasi nuk kanë asnjë punë për të bërë.

20-30 vjeçarët e sotwm janë po aq të pashresë sa ç’ishin prindërit e tyre në 1990.

Është e trishtë sot të shikosh fusha pafund që u kanë mbirë shkurret dhe të rinj që shkojnë të punojnë në tokat e grekëve dhe italianëve.
Shqipëria ka ende moshën me të re në Erupo, por plakja e saj po ndodh me ritmet më të shpejta në Europë.

Po sikur te perpiqemi ta ndreqim kete vend para se te ikim te gjithe?

Share: