– Një kronikë e dhimbshme 30 vjeçare
Nga Shaban Murati
- Njeri thotë se Kosovës i duhen hapësira demokratike në Serbi, jo pavarësia.
-Njeri thotë të ndiqet për statusin e Kosovës modeli i Tirolit të Jugut.
-Njeri thotë që Kosova e ka kryeqytetin e vet Beogradin, s’ka pse bën Prishtinën.
-Njeri thotë që Kosova nuk duhet të bëhet shtet i pavarur, meqë është Shqipëria shtet.
-Njeri thotë se çfarëdo t’i bëjë Serbia Kosovës, Shqipëria duhet të forcojë marrëdhëniet me Serbinë.
-Njeri thotë Shqipëria të bëjë partneritet strategjik me Serbinë pa e njohur Beogradi Kosovën.
-Njeri thotë Kosova të ndjekë modelin e Tajvanit, pavarësisht se atje është i njejti popull kinez dhe bota njeh politikën e “një Kine”, kurse Kosova ka popull shqiptar dhe Serbia ka popull serb.
A është rastësi që të gjitha qendrimet për Kosovën të politikanëve të rëndësishëm të Shqipërisë të të dy llojeve të qeverive përkojnë me interesat e Serbisë?