Home KRYESORE Xhetan Ndregjoni i shkruan KRYEMINISTRIT: Kam nipin dhe mbesën në kampet e...

Xhetan Ndregjoni i shkruan KRYEMINISTRIT: Kam nipin dhe mbesën në kampet e ISIS, m’i ktheni në Shqipëri (PERGJIGJA E RAMËS)

Sulmeve turke në Siri nuk i kanë shpëtuar edhe shtetasit shqiptarë që janë aty, të përqëndruar tashmë në kampe në Turqi, sidomos gra dhe fëmijë.

Gazetarja Fatjona Mejdini e BalkanInsight ka takuar në Shqipëri Xhetan Ndregjoni i cili, ka dy të afërm të tij, fëmijë, në kamp.

Ndregjoni thotë se i ka shkruar kryeministrit Edi Rama që të bëjë përpjekje për t’i sjellë ata në Shqipëri. “Përgjigja që mora ishte se nuk mund të bëjë asgjë që kur kjo çështje është komplekse dhe është e nevojshme të kordinohet me shtete të tjera gjithashtu” citon ai kryeministrin Rama me mesazhin e vet.

Nipi dhe mbesa e tij, kanë qenë në Siri prej 6 vitesh, tregon ai për Birn. Ndregjoni thotë se është i shqetësuar edhe për shkak të mesazheve që ka marrë prej tyre të hënën.

“Eva, mbesa ime më shkruan nga Al Hawl (kamp) që gjerat atje nuk janë mirë dhe nuk ka të dhëna se cdo të sjellë e ardhmja” thotë ai.

Raportimet nga Al Hawl, që mban 70 mijë gra dhe fëmijë nga gjithë bota tregojnë se situate në kamp është e vështirë me përplasje ndërmjet grupeve të ndryshme, protesta të dhunshme dhe sulme të vazhdueshme për arratisje.

Ambasadori turk në Tiranë Murat Ahmet Yoruk that ë hënë se riatdhesimi I luftëtareve të ISIS dhe grave dhe fëmijëve nga Siria ishte prioritet. Yoruk tha se Turqia është duke shkëmbyer informacion me qeverinë shqiptare por nuk dha më shumë detaje se kur do të ketë një përpjekje për riatdhesimin e tyre.

73497937_399872860696822_6151688431224225792_n.jpg

Tenda në një kamp ne Siri, foto e vitit 2018

Share: