Home KRYESORE 99-vjeçarja iu rikthehet lojërave pasi mundi Covid-19

99-vjeçarja iu rikthehet lojërave pasi mundi Covid-19

Kur 99-vjeçarja Florentina Martin u infektua me koronavirus në shtator, frika më e madhe e mbesës së saj nuk ishte sëmundja, por fakti se do të përfundonte e vetme në spital. Ajo thotë se gjyshja e saj mund të jetë infektuar gjatë festës së përvjetorit të 99-të, pasi familja e saj doli për të festuar jashtë.

Disa ditë më vonë, Martin filloi të ndihej e dobët dhe për pasojë nuk mund të lëvizte nga shtrati. Megjithatë, ajo kishte simptoma të lehta, dhe për pasojë iu desh të qëndrojë në shtëpi. Tashmë, ajo është shëruar dhe ndihet mirë për të parë shfaqjet e saj të preferuarara televizive si dhe të luajë lojra kompjuterike me stërnipin 5-vjeçar Pedro.

“Unë ndihem mirë. Jam vërtetë në rregull.”, tha Martin, megjithëse kujtimet e saj për virusin janë të pakta. Pavarësisht shërimit të plotë të saj, mbesa e cila është një biologe, këmbëngul ende që të mbajë një maskë kur duhet të ketë kontakt me të tjerët. /abcnews.al

Share: