Home KRYESORE COVID-19/ Rama: Numrat po rriten, të parandalojmë karantinën

COVID-19/ Rama: Numrat po rriten, të parandalojmë karantinën

Ditën e sotme kryeministri Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Shëndtësisë,, Ogerta Manastirliu, foli për situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se duhet parandaluar me çdo kusht karantina e përgjithshme, duke patur parasysh rrijtjen e të prekurve.

Për kreun e qeverisë një karantinë e përgjithshme do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin.

“Situata në Europë e më gjerë ka filluar të bëhet shqetësuese. Ishte diçka e parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin, por nëse në disa vende po rikthehen masa shtrënguese dhe kërcënimi i një karantine të përgjithshme, ajo që ne duhet të të parandojmë me çdo kusht është një karantinë e përgjithshme, pasi do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin”,-tha Rama./ Opinion.al

Share: