Marrëdheniet midis organizatave të shoqërisë civili në mënyrë modeste por konstante janë burim sinergjie pozitive në vazhdimësi për shumë njerët në nevojë.
Shoqata në Dobi të Gruas drejtuar nga znj. Sevim Arbana është nga organizatat më historike në Shqipëri në mbrojtje të shumë grave dhe të drejtave bazë të drejtësisë gjinore dhe është ballafaquar jo pak herë me vështirësi të shumta në betejat e saj shoqërore.
Por përtej vështirësive, puna në shoqërinë civile të ofron njohje dhe eksperienca të shumta në mbarë botën dhe, njëra nga këto eksperienca për zonjat e Shoqatës në Dobi të Gruas, ka bërë të mundur që gjashtë zonja shqiptare në nevoja ekonomike të ndihnohen financiarisht nga dy zonja të Koresë së Jugut.
Tre nga gratë shqiptare janë pensioniste me 110 mije leke pension në muaj dhe për to çdo ndihmë financiare qoftë edhe modeste, vlen. Njera prej tyre është nga kengetaret e njohura popullore beratase dhe sot 81 vjeçe e qe jeton vetem. Tjetra po pensioniste me burre te paralizuar dhe me nje pension minimal. Dy gra te reja të reja të cilat janë viktima te dhunes dhe qe jane ne proces rehabilitimi nga UAW.
Kontributi financiar që kanë sjellë zonjat nga Korea e Jugut, International women’s peace group DJ CHOUNG CHEONG BRANCH, është modest në shifra, por shumë domethënës në simbolikën e tyre dhe këtë sinergji pozitive pa asnjë shpërblim e realizojnë zonjat e Shoqatës në Dobi të Gruas, Znj. Sevim Arbana, Znj. Drita Avdyli dhe znj Mira Berdemi.
Në kohën kur në një shoqëri konsumi të gjithë mendojnë ta konvertojnë kohën në flori, këto zonja, si ato të dyja në Korenë e Jugut ashtu edhe këto tre nga Shqipëria i rrinë afër dhe ndihmojmë këto njerëz në nevojë ku asnjëherë nuk arrijnë kamerat e televizjoneve.
Një urim të sinqertë për këto zonja humaniste të cilat me kontributin dhe impanjimin e tyre ngrohin zemra njerëzish në këto kohë të akullta të hohëve që përjetojmë.