Vijon të përkeqësohet situata e grave naftëtare të cilat janë futur në grevë urie pasi nuk kanë marrë pagat e prapambetura.
Greva u nis nga burrat të cilët qëndruan për 18 ditë, ndërsa gratë njoftojnë se nëse nuk do të ketë zgjidhje do të fusin dhe fëmijët në grevë.
Po ashtu ato thonë se kërkesa nga kryeministri Edi Rama për të negociuar do të realizohet vetëm në rast se do të ketë paga.
“Jemi brenda ligjit dhe veprojmë në formën më demokratike që ekziston. Shoqet na përfaqësojnë të gjithave, ju ka ikur zëri, s’kanë më fuqi. Kërkesa nga kryeministri për të negociuar bëhet vetëm nëse jep pagat. Nëse s’do mundemi më të vazhdojmë grevën, atëherë do fusim fëmijët këtu. Më mirë të rri këtu se po dola më kap borxhliu’’- tha naftëtarja.
Kryeministri ditën e djeshme iu kërkoi naftëtarëve të ndërpresin grevën, ndërsa theksoi se është i gatëshëm që të bisedojë me ata për problemin e tyre. Por, deri më tani nuk ka asnjë reagim konkret nga ana e qeverisë për t’iu ardhur në ndihmë naftëtarëve./ Opinion.al