Home KRYESORE Ish-ministri i LSI pranë Nanos, shprehet hapur për PS dhe mandatin 3

Ish-ministri i LSI pranë Nanos, shprehet hapur për PS dhe mandatin 3

Ish-ministër i Lëvizjes Socialiste për Integrin duket se Lefter Koka i shkëputi raportet përfundimisht me këtë forcë politike, në momentin që vendosi të qëndrojë në parlament, kur opozita dogji mandatet.

Këtë radhë, ndërsa shfaqet në një foto me ish-kryetarin e PS Fatos Nano, njëkohësisht deputeti Koka shfaq hapur qëndrimin e tij në krah të Partisë Socialiste.

“Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.

E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofisë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik. PS3 “, shkruan Lefter Koka.

Nëse Koka do të jetë në listat e Partisë Socialiste në kërkim të një mandati të tretë, kjo mbetet për t’u parë./Opinion.al

Share: