Home KRYESORE Ja sa rrezikon Shqipëria pas tërmetit në Turqi, flet Luljeta Bozo

Ja sa rrezikon Shqipëria pas tërmetit në Turqi, flet Luljeta Bozo

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo, ka folur sot për situatën e tërmeteve në zonën e Ballaknit. Për profesoreshën nuk ka vend për panik në vendin tonë.

“Ka 5 vjet që ka filluar të çlirohet kjo energji, që nga jugu i Italisë dhe Spanjë pastaj ka vazhduar në Greqi, erdhi këtu në Shqipëri që morëm goditjen në shtator dhe nëntor, dhe tani vazhdon poshtë në Turqi, aty ku është kufiri ndarës mes pllakës afrikane dhe pllakës euro-aziatike”, shtoi znj. Bozo.

Profesoresha theksoi se, qytetarët e vendit tonë nuk duhet të tremben, duke thënë se tërmeti është fenomen gjeofizik dhe jo virus./FastNews

Share: