Home KRYESORE Konsulli:Në kampin e ferrit na qëlluan me gurë, gratë mbanin thika në...

Konsulli:Në kampin e ferrit na qëlluan me gurë, gratë mbanin thika në duar

Kampi i ferrit. Kështu e ka cilësuar përvojën në Al-Hol, Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se brenda kampit kishte njerëz të të gjitha moshave, duke filluar nga 1-80 vjeç.

“Brenda ne kampin e ferrit mund te shohesh njerez te racave, gjinive dhe moshave te ndryshme, duke ia nisur nga foshnja te moshes 1 vjeç deri tek femrat 80 vjeçare. Jane pa kepuce, femrat jane te gjitha me te zeza dhe me thika ne duar.  Kishim me vete sigurimin dhe kjo ishte arsyeja qe s’mund te na afroheshin e te na qellonin. Kishim sigurimin me vete per te hyre edhe me force ne kamp”.

Megjithatë gjatë intervistës së tij me gazetarin Drini Zeqo, Konsulli tregoi se në mision për kthimin e shqiptarëve nuk kanë munguar incidentet.

“Pjesa me e veshtire ishte ne kamp, veçanerisht ne “El Hel” Sapo perendonte dielli, ata na sulmonin me gure dhe njer nga rojet u godit me nje gur te madh. Ishte nje ferr i vertete brenda ne kamp. Ishte ferr, 70 mije vete brenda”, u shpreh Ghorayeb./Opinion.al

Share: