Home Gjeo-Ekonomia Baton Haxhiu: Erdogan dhe politika e tij, një çmenduri historike

Baton Haxhiu: Erdogan dhe politika e tij, një çmenduri historike

Analisti Baton Haxhiu e ka cilësuar një çmenduri historike, politikën e jashtme të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Haxhiu e krahasoi presidentin turk me sulltanët e historisë turke, ndërsa u shpreh se modeli i tij është trajtim i pamëshirshëm i votuesve.

“Ai ka ndërtuar një rrugë otomane, që ta bëjë veten sulltan, kalif, quaje si të duash, që t’i përngjajë atyre të perandorisë osmane.

Njeriu që hap konflikt me Greqinë, me Sirinë, me Rusinë, po them i ka 6 konflikte përballë…Po them nuk mund të quhet ndryshe, përveçse një çmenduri historike, sepse njeriu e ka një racionalitet politik kur është në krye të një vendi.

Ky model politikani është trajtim i pamëshirshëm i njerëzve që e kanë votuar”, u shpreh Baton Haxhiu./Opinion.al

Share: