Nga Erion Dasho
Ju lutem mos i ç’orientoni qytetarët me historinë e maskave në publik!!!
Askush nuk mund të kontrollojë COVID-19 vetëm me maska, edhe sikur 100% e popullsisë të përdorë maskën! Nuk e bën dot këtë as për 6 javë, as për më gjatë!
E pamundur!
Po përmend vetëm dy arsye, njëra objektive dhe tjetra subjektive:
- Pjesa më e madhe e qytetarëve mbajnë maska artizanale që ofrojnë mbrojtje në kufijtë e 30%. Asnjë vend nuk ka arritur dot t’u mundësojë qytetarëve furnizim me maska kirurgjikale apo FFP në sasi të mjaftueshme! Një maskë kirurgjikale në 4 orë ose një maskë FFP në ditë për çdo qytetar, është thjesht një mision i pamundur!
- Jo të gjithë qytetarët kanë njohuri apo mundësi t’i përdorin maskat në mënyrë korrekte! Dikush i mban ato nën mjekër, dikush nuk ka mundësi t’i lajë çdo ditë, dikush e prek maskën me duar të ndotura, etj. Përsëri, asnjë vend sado të edukuar t’i ketë qytetarët, nuk arrin dot që 100% e tyre të sillen si një kirurg në sallën e operacionit!
Gjithmonë kam dhënë shembullin e Gjermanisë! Nuk ka popullatë më të bindur dhe më kompliante me rregullin e mbajtjes së maskës. Sërish numrat janë në rritje! Gjithë popullsia mban maskë, por shteti paralelisht treston, gjurmon dhe trajton! Nuk e ka lënë epideminë në mëshirën e maskave!!!
Edhe njëherë!
Mos premtoni diçka që nuk mund të arrihet!
Investoni në trinonim testo-gjurmo-trajto!
Mbroni jetën dhe shëndetin e qytetarëve!!!