Home KRYESORE Ndalohet qarkullimi tek ish sheshi Shqiponja, si do të devijohet trafiku

Ndalohet qarkullimi tek ish sheshi Shqiponja, si do të devijohet trafiku

Duke filluar nga dita e sotme, për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja në kryeqytet.

Në një konferencë të përbashkët për mediat ARRSH dhe Policia e Shtetit u bëri me dije qytetarëve se kalimi do të jetë i mundur vetëm për ambulancat, ndërsa iu kërkohet drejtuesve të mjeteve të zgjedhin akse të tjera për kalimin e tyre.

Ata iu kërkuan qytetarëve që vijnë nga jugu të përdorin Rrugën e Elbasanit për të hyrë në Tiranë, ndërsa ata që vijnë nga Kavaja dhe nga Durrësi të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit.

“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm ambulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”,- tha përfaqësuesi i policisë.

Ndalimi i qarkullimit te ish-sheshi Shqiponja do të jetë i përkohshëm, ndërsa kreu i ARRSH Ergys Verdho, njoftoi se puna për ndërtimin e Lotit të III do të zgjasë 3 deri në 4 muaj.

“Nëse me tre turne do të kemi rezultate të mira për 3-4 muaj do ja dalim ta mbyllim Lotin III”, u shpreh Ergys Verdho./ Opinion.al

Share: