Mediat gjermane kanë publikuar historinë e një 44-vjeçari gjerman dhe peripecitë e tij nga akuzat e ngritura ndaj tij për trafik të lëndëve narkotike dhe rolin e një agjenti të infiltruar shqiptar në peripecitë që zgjaten 1 vit.
Buen Nuhiji një shtetas gjerman, u arrestua në 2018 pas dyshimeve si organizator i një trafiku droge.
Ai kaloi më shumë se një vit në paraburgim, derisa gjykata zbuloi se ai ishte i pafajshëm.
Jeta e lumtur e Buen Nuhiji përfundoi në një mëngjes dhjetori në 2018 teksa efektivët specialë mësynë në banesën e tij papritur në qytetin e Tuttlingen, dhe ushtruan kontroll të imtësishëm.
Ata po kërkonin nëse i akuzuari mbante lëndë narkotike në banesë.
Ai u prangos përpara gruas dhe fëmijëve të tij, si kreu i supozuar i një bande droge.
Por në fakt 44-vjeçari, Nuhiji, u inkriminua nga një informator policie.
Gjithë historia filloi kur një mik i fëmijërisë në Shqipëri i kërkoi të merrte në stacionin e trenit dikë tjetër, i cili më pas rezultoi të ishte agjent i fshehtë.
Ky takim do të ishte edhe momenti që do të shënonte kthesën në jetën e 44-vjeçarit.
Agjenti i fshehtë kishte pasur si mision të sillte informacion për një ngarkesë kokaine dhe kështu të zbulonte një bandë droge.
Hetuesit kishin vëzhguar gjithë lëvizjet nga distanca, dhe në takimin e realizuar në stacionin e trenit, dyshuan për një lidhje të Nuhiji.
Nuhiji dhe tetë persona të tjerë u akuzuan për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje në fund të vitit 2019.
Gjykata e Rottweil në Gjermani, do të gjykonte një çështje ku bëhej fjalë për 120 kg kokainë.
18 avokatë mbrojtës u morën me çështjen në sallën e gjyqit mes tyre edhe avokati i 44 vjeçarit.
“Klienti im gjithmonë ka mohuar të ketë lidhje me drogën. Që nga fillimi e dija që s’ka lidhje me drogën ndaj pranova që ta përfaqësoj në gjyq“, thotë Lenßen ndërsa pafajësia e tij u provua vetëm në shkurt të 2020.
Dëshmitari kryesor i cili ishte marrë në pyetje në pas rezultoi të ishte koka e grupit kriminal.
Gjatë seancave gjyqësore fillimisht dëshmitari bëri sikur ishte bullgar por në seancën kryesore doli se arabishtja ishte gjuha e tij amtare dhe se ai vinte nga Libani.
Dëshmitari kryesor i pretenduar nuk kishte asgjë konkrete për të thënë kundër 44-vjeçarit.
Nga dita në ditë gjatë seancave gjyqësore, libanezi 52-vjeçar ngatërrohej gjithnjë e më shumë kontradikta dhe kështu u bë fokusi i vetë gjykatës.
Ekstrakti i të dhënave kriminale bullgare kthejlloi situtën, në të thuhej se libanezi ishte dënuar me 15 vjet burg në 2006, për trafik të paligjshëm të narkotikëve, substancave psikotrope.
Thuhej se ai kishte kreu i një organizate kriminale. Kjo bandë besohet të ketë bërë tableta “Captagon” në një laborator në Sofje.
Pse prokurori publik nuk pyeti asgjë?
Pyetja që habiti shumë njerëz të përfshirë: Pse hetuesit i besuan libanezit 52-vjeçar kaq pak? Pse nuk e keni ekzaminuar në mënyrë sistematike të kaluarën e tij dhe biografinë e tij?
Pse prokurori publik nuk pyeti asgjë?
Mundësia e një kapjeje vërtet të madhe – një bandë tregtarësh gjoja ndërkombëtare – ju ka verbuar kaq shumë?
I besueshëm dhe i strukturuar mirë – kështu e përshkroi hetuesi përgjegjës dëshmitarin kryesor gjatë marrjes në pyetje.
Dyshimi se Nuhiji nuk ishte bos i drogës u përforcua gjatë seancave gjyqësore, dhe ai më në fund u la i lirë para vendimit.
Avokati mbrojtës i Lenßen thotë se Nuhiji është dëmshpërblyer për kohën e tij në burg me rreth 60,000 euro ndërsa vijon betejën ligjore për dëmshpërblimin edhe ndaj asaj që i ka ndodhur familjes së tij.
n.d./abcnews.al