Home KRYESORE Pavarësisht pandemisë Instituti Kulinar Neranxi realizon me sukses 2019-2020

Pavarësisht pandemisë Instituti Kulinar Neranxi realizon me sukses 2019-2020

Sot realizuan provimet në teori dhe praktike mbi 300 studentë që sapo plotësuan orët e munguara të vitit akademik 2019-2020.

Duhet thënë se viti shkollor 2019-2020 për shkak të pandemisë së Covid 19 në të gjithë botën solli vështirësi në realizimin e programeve mësimorë! Jo pak shkolla u detyruan të pezullonin mësim dhënien dhe dhe të mos realizonin dot programet e parashikuara.

Në Instititutin Kulinar Neranxi, një shkollë profesionale nga më të mëdhatë në Ballkan, pavarësisht se viti i vështirë pandemik u prezantua me plot sfida, drejtuesit, stafi akademik, docentet dhe asistentët dhanë maksimumin që studentët të merrnin gjithcka të nevojshme për të mbyllur një vit të suksesshëm shkollor jo të zakonshëm.

Docentët kanë dhënë mësim çdo ditë, duke plotësuar edhe orët e munguara gjatë karantinës qoftë me mësimin online në muajt mars, prill, maj për të gjitha degët, por edhe gjatë periudhës qershor-korrik, dhe muajt shtator, tetor shërbyen për të plotësuar hendekun që krijoi karantina, për tu dhënë shance të barabarta të gjithë studenteve për tu pergatitur dhe testuar si në nivel teorik por edhe në atë praktik duke realizuar receta dhe gatime të shijshme, te cilat u degustuan edhe nga komisioni i IKN.

Sot mbi 300 studentë të vitit të dytë dhe të vitit të parë në degët kuzhinë dhe pastiçeri realizuan me sukses provimet e teorisë në shkencat e gatimit dhe ushqimit.

Në provimin e praktikës u realizuan qindra pjata plot shije, hijeshi dhe aromat më të spikatura, ndërsa studentët në degën e pastiçerise dhjetra torta e ëmbëlsira të tjera të spikatura me produkte e shije cilësore.

Ne Urojmë suksese të mëtejshme për çdo student që mëson dhe formohet në Institutin Kulinar Neranxi dhe pasi diplomohet, të vazhdojë më tej jetën dhe karrrierën e një Chefi apo Pastry Chefi të suskesshëm.


Share: