Home KRYESORE Rama: Nga java tjetër maska e detyrueshme në çdo ambient

Rama: Nga java tjetër maska e detyrueshme në çdo ambient

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se duke filluar që nga java e ardhshme, përdorimi i maskës do të jetë i detyrueshëm në çdo ambient.

Këtë deklaratë kryeministri e bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e Shëndetësisë Manastirliu për situatën nga koronavirusi në vendin tonë.

Për ata që nuk do të respektojnë masat do të ketë ndëshkime të cilat do bashkagjithen tek fatura e dritave.

“Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende pothuajse e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme. Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur. Gjoba do të vendoset tek fatura e dritave dhe nuk do të mund t’a anashkalojë dot askush. Gjoba duhet të jetë e fundit dhe nuk duhet të jetë gjoba ajo pse njerëzit duhet të mbajnë maskën. Atëherë ajo do të rëndojë në ekonominë shqiptare nëse për shëndetin fjalët nga një vesh ju hyjnë dhe nga tjetri ju dalin. Policia Bashkiake do të merret me këtë. Të gjitha bizneset duke ua hequr nga qafa ata inspektorë që ndryshe nga shumica prej tyre shkatërrojnë këto marrëdhënie dhe cënojnë në autobusë në makinë në trotuar në sheshe në park në rrugë e patolerueshme mosmbajtja e maskës. Nëse në biznese gjoba vendet në rrugë tragjidonele, për individitët dou vendoset te fatura e dritave” – tha Rama./ Opinion.al

Share: