Home KRYESORE Tjetër sulm në Francë/ Autori u vra nga policia, thirri: Allah Akbar

Tjetër sulm në Francë/ Autori u vra nga policia, thirri: Allah Akbar

Franca u trondit mëngjesin e sotëm nga një sulm me thikë pranë kishës “Notre Dame” në Nisë, ndërkohë që pak orë më vonë, mediat raportojnë një tjetër sulm.

Një burrë i armatosur me një thikë, është vrarë nga policia në Avinjon.

Lajmi jepet nga radio “Europe 1” që saktëson se ky person kishte tentuar të sulmonte disa policë në rrugë, rreth orës 11:15. Agresori kishte thirrur ‘Allah Akbar’.

Ndërkohë edhe konsullata franceze në Gedda, në Arabinë Saudite është sulmuar dhe një rojë ka mbetur i plagosur, sikurse raportojnë mediat saudite./Opinion.al

Share: