Home KRYESORE Video/Detaje nga sulmi me 3 viktima në kishë, autori vrau të parën...

Video/Detaje nga sulmi me 3 viktima në kishë, autori vrau të parën gruan

Shkon në tre bilanci i viktimave nga sulmi me thikë mëngjesin e së enjtes pranë katedrales “Notre Damme” në Nisë.

Viktima e parë ka qenë një grua së cilës i është prerë fyti brenda ndërtesës. Më pas është vrarë një burrë, i cili është goditur për vdekje disa herë me thikë. Sipas kryebashkiakut të Nisës Christian Estrosi, bëhet fjalë për rojën e ndërtesës. Vikrima e tretë është vrarë në një bar përballë bazilikës, ku sikurse raporton Le monde, ishte përpjekur të fshihej.

Autori i krimeve është plagosur nga policia bashkiake dhe është dërguar në spital.

Drejt Nisës do të udhëtojë vetë presidenti Macron, sikurse ka njoftuar pallati Elize.

Ky sulm ndodh në një moment kur Franca po përballet me mundësinë e një mbylljeje të re, ndërkohë që Nisa është qyteti që fatkeqësisht përballet për të dytën herë me një sulm terrorist. Në vitin 2016, ishin 80 persona qe humbën jetën dhe më shumë se 500 u plagosën, kur një person u fut me kamion mes një grupi njerëzish./Opinion.al

Share: