Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Transparenca e vetmja rrugë!”/ Meta-Ramës: Dil në përballje ose largohu! Merr edhe...

“Transparenca e vetmja rrugë!”/ Meta-Ramës: Dil në përballje ose largohu! Merr edhe përforcime me vete…

Vijon “debati virtual” mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

Ky i fundit i kërkon Ramës që të tregohet i gatshëm dhe të dalë e të përballet me të në një emision televiziv, duke ironizuar më tej shkruan: “mund të marrë edhe përforcime me vete”.

“Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!”, shkruan Presidenti.

Teksa Meta iu drejtua mëngjesin e sotëm me një mesazh Asamblesë së PS-së, Rama e pyeti sërish se çfarë borxhi i ka Shqipëria “që duron shkallimet e tij të përditshme që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi”.

Top Channel

Share: