Home KRYESORE Vendet vakante në “Kushtetuese”,Kim-kandidatëve:Shqipëria ka nevojë për ju

Vendet vakante në “Kushtetuese”,Kim-kandidatëve:Shqipëria ka nevojë për ju

Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, ka reaguar përsëri në lidhje vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Kim ka përshëndetur thirrjen e KLGJ për plotësimin e vendeve vakante, pasi ky do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadorja e mbyll reagimin e saj duke iu drejtuar gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun se” “Shqipëria ka nevojë për ju”.

“Është mirë që KLGJ (pas HPC) po vepron për të mbështetur stabilitetin në karrierë për gjyqtarët e vettingut që aplikojnë për 2 vendet e hapura të Gjykatës Kushtetuese. Shpresojmë se kjo do të inkurajojë më shumë gjyqtarë që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju”, shkruan Yuri Kim./ Opinion.al

Share: