Zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Kostas Vllasis ka qenë sot në Bularat për të kujtuar ditën kombëtare të “JO”-së.
“Ohi Day” përkujton rezistencën greke më 28 Tetor dhe është data kur Kryeministri Grek Ioannis Metaxas refuzoi ultimatumin e vendosur nga Musolini në vitin 1940.
Gjatë takimit me komunitetin e minoritetit grek në Bularat, Zv.Ministri shprehur mbështetjen e shtetit grek për këta qytetarë, ndërsa u shpreh se helenizmi është një dhe i pandarë.
“Jam sot këtu t’ju përcjell dashurinë e pakufizuar dhe mbështetjen e shtetit grek. Nuk jeni vetëm. Nuk do të jeni kurrë vetëm. Grekët kudo që janë kanë vëmendjen e tyre të kthyer tek ju. Helenizmi është një dhe i pandarë. Këtu dhe shumë shekuj populli ynë ka mësuar të luftojë për ruajtën e identitetit, të gjuhës, të besimit Ortodoks dhe të traditave të tij. Për të gjitha këto që na bëjnë Grekë. Të jeni të bindur se qeveria greke dhe Kryeministri Mitsotakis ishin dhe do të jenë pranë jush”, tha Vllasis ndër të tjera në fjalën e tij./Opinion.al