Home Gjeo-Ekonomia Ursula von der Leyen nxjerr datën: Kur pritet të fillojë furnizimi me...

Ursula von der Leyen nxjerr datën: Kur pritet të fillojë furnizimi me vaksina anti-Covid

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen konifmroi sot se furnizimi i vendeve të BE-së me vaksina anti-Covid mund të fillojë jo më afër së në prill.

“Numri i madh i furnizimeve pritet të fillojë në Prill,” tha Von der Leyen në një konferencë për shtyp.

“Në skenarin më të mirë të mundshëm, marrëveshjet e parakohshme të blerjes për vaksinat Covid që kemi me kompanitë farmaceutike parashikojnë shpërndarjen e 20-50 milion doza të çdo muaj sapo kompanitë e para të jenë gati” shtoi ajo.

Presidentja e Komisionit Europian theksoi se nëse të gjitha kompanitë që po punojnë për prodhimin e vaksinës do të kenë sukses, atëherë mund të jenë të sigurta 1.2 miliard doza vaksine. Nëse një pjesë e tyre do të ketë sukses sipas Ursula von der Leyen, atëherë BE do të ketë në dispozicion 700 milion doza. /abcnews.al

Share: