Grupi terrorist i ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm në kryeqytetin austriak të Vjenës.
Në një deklaratë nga Agjencia e Lajmeve AMAQ e ISIS e postuar në Telegram, thuhet se autori i sulmit ishte një “ushtar i kalifatit”
Deklarata u shoqërua me një fotografi të një burri, të quajtur “Abu Dagnah Al-Albany”, duke thënë se ai sulmoi turmat në qendër të Vjenës të hënën me një armë dhe një automatik, para se të vritej vetë nga policia austriake.
Sulmi terrorist i kryer mbrëmjen e djeshme në Vjenë la 4 viktima dhe 22 të plagosur. Forcat speciale austriake ekzekutuan autorin, 9 minuta pasi ai nisi të shtënat. Ai u identifikua si Kujtim Fejzulai, me pasaportë austriake dhe të Maqedonisë së Veriut.
Për momentin ende nuk janë identifikuar pjesmarrrës të tjerë në këtë sulm megjithëse janë arrestuar 14 persona të lidhur me Fejzulaun. /Opinion.al