Home Approccio Italo Albanese Ambasadori i ri i OSBE, kush është italiani që do zëvendësojë Borchard

Ambasadori i ri i OSBE, kush është italiani që do zëvendësojë Borchard

Nga dita e sotme OSBE do të ketë një tjetër ambasador të ri në Shqipëri. Ambasadori qe do të zëvendësojë gjermanin Bernd Borchardt quhet Vincenzo Del Monaco.

Italiani Del Monaco për 23 vite ka punuar në shërbimin diplomatik duke qenë ambasador i Italisë në Armeni dhe Mal të Zi.

Ai ka shërbyer dhe në Pekin e Bruksel teksa ka qenë në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

STATUSI NGA OSBE

Le t’i urojmë mirëseardhjen Kryetarit të ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Vincenzo Del Monaco.

Ai ka shërbyer, për 23 vjet, në shërbimin diplomatik italian. Përpara se t’i bashkohej Prezencës në Shqipëri, ambasadori Del Monaco ishte ambasador i Italisë në Armeni dhe, më parë, ambasador i Italisë në Malin e Zi. Gjithashtu, ai ka shërbyer në Pekin; në Përfaqësinë e Përhershme italiane në Bashkimin Evropian, në Bruksel; si edhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

Ai u diplomua shkëlqyeshëm nga Universiteti “La Sapienza” i Romës; zotëron diplomën Master i Drejtësisë në Studimet e Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i Evropës në Bryzh; si edhe një diplomë nga École Nationale d’Administration.

Ambasadori Del Monaco mban titullin e Urdhrit të Meritës (Commendatore) të Republikës së Italisë, titullin Kalorës të Legjionit të Nderit francez dhe Urdhrin e Flamurit Malazez të rangut të dytë.

Ai flet italisht, anglisht dhe frëngjisht. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Share: