Home Gjeo-Ekonomia Bashkëpunimi rajonal/ Merkel, Varhelyi dhe Bregu hapin samitin në Sofje

Bashkëpunimi rajonal/ Merkel, Varhelyi dhe Bregu hapin samitin në Sofje

Më 10 nëntor do të mbahet Samiti i Sofjes, i cili do të zhvillohet nën drejtimin e kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Fokusi i këtij samiti, i cili mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, do të jetë forcimi i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Samiti do të hapet nga kancelaria gjermane Angela Merkel, Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Olivér Várhelyi si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Në seancën plenare që nis në orën 11.25 minuta do të diskutohet Tregu i Përbashkët Rajonal, për të cilin do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit.

Në përfundim të diskutimeve për të forcimin e marrëdhënieve të shteteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të nënshkruhen nga anëtarët deklaratat e bëra në këtë samit.

Share: