Home KRYESORE Çfarë ndodh nëse plotësohen 550 shtretërit në spitale? Flet Manastirliu

Çfarë ndodh nëse plotësohen 550 shtretërit në spitale? Flet Manastirliu

Shifrat e larta të infektimeve Covid në vend kanë çuar në rritje edhe të shtrimeve në spitale. Aktualisht në të tre spitalet Covid rezultojnë të shtruar 360 pacientë, çka do të thotë që sipas shifrave të vetë ministrisë, mbeten të lirë edhe 190 shtretër.

Por duke parë ritmet e shtrimeve, ku vetëm gjatë javës së fundit ka patur rreth 80 shtrime, rrezikon që brenda një muaji edhe shifra prej 550 shtretërish të ezaurohet.

E pyetur lidhur me këtë fakt, në emisionin “Opinion” Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha: “Ne jemi përgatitur për të patur edhe 1600 të shtruar, duke përfshirë edhe spitalet rajonale. Ka shtretër të lirë në spitalin Covid 3, në infektiv ka hyrje dhe dalje”.

Ndërkohë, e pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me mungesën e mjekëve reanimatorë, Manastriliu tha se ky është një fenomen që ndodh në të gjithë botën.

“Reanimatorët janë  profesionet më të kërkuara, jo vetëm këtu, por në të gjithë botën. Çështja e reanimatorëve është një gjë, siç janë të rëndësishëm edhe pneuomologët, edhe infeksionistët, edhe laborantët, edhe infermierët”, u shpreh Manastirliu./Opinion.al

Share: