Home I pakategorizuar Covid-19/ Mjekët bëjnë apel në Open: Kujdes me trajtimin, stop përdorimit të...

Covid-19/ Mjekët bëjnë apel në Open: Kujdes me trajtimin, stop përdorimit të kortozenikëve

Shifrat e të infektuarve dhe humbjet e jetës nga Covid-19 mbeten akoma të larta në vendin tonë. Kjo ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të marrë masa. Nga ora 22 deri në orën 6 të mëngjesit mbyllet vendi.

Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini i ftuar në Open në Top Channel tha se duhe pasur kujdes me trajtimin e ineksionit të Covid-19. Mezini tha në Open se mjekimi I gabuar që po bëhet e dobëson imunitetin.

“Për mua e shkakton paniku. Edhe një pjesë të mjekëve. Terapia është imuniteti personal. Duhet të kuptojmë që kjo sëmundje e bën pas ditës së 8-ë. Unë dua ta shfrytëzoj këtë sepse ka çudira. Nëse një person del sot pozitiv, destemekazoni që është tek ne vetëm është 6 miligramë. Nëse kanë bërë 40% destemekazoni nuk është i prerë, nuk frenon virusin. Kur ai është në ditën e 12, janë formuar dhe pacienti ka temperaturë, por të fillosh destemekazonin në ditën e parë dhe të dytë është sikur ta dënosh me vete.”, tha Mezini

Këtë e mbështeti edhe mjeku Genc Suleçebe ku tha se ka një konfuzion në mënyrën e mjekimit, ndërsa thotë se shumica e të sëmurëve e kalojën virusin si një grip normal dhe nuk kanë nevojë për medikamente.

Sipas tij, përjashtuar rastet e komplikacioneve, për pjesën tjetër të njerëzve, sistemi imunitar i trupit e mund vetë virusin.

“Stop antibiotikëve stop kortizonikëve, ulin sistemin imunitar. Është një infeksion viral i cili vetëm në 10% jep komlikacione për t’u shtruar në spital dhe 10% janë njerëzit e rrezikuar, meshkujt mbi 60-vjeç, ata me sëmundje shoqëruese, një grup kontigjen që është i rrezikuar.

Të tjerët nuk kanë nevojë të marrin asnjë lloj mjekimi. Sistemi imunitar normal e dominon virusin dhe vetë-shërohet, në rastet ekstreme ky virus mund të japi komplikacione, vetë sistemi imunitar jep një farë bllokimi dhe këtu duhet kortizoniku, vetëm në stadin e vonshëm, pas 10 ditëve. NË 10 ditëshin e parë sistemi imunitar reagon dhe e eliminon virusin”, tha mjeku.

Share: