Home KRYESORE Covid-19 na kujtoj se të gjithë jemi njësoj .

Covid-19 na kujtoj se të gjithë jemi njësoj .

Nga Nikolin Miria

Covid-19 na kujtoj se të gjithë jemi njësoj .

Koha e infektimit na kujtoi brutalisht sa të brishtë dhe sa të dobët jemi.

Të gjithë njëlloj, të gjithë të prekur nga i njëjti “virus”, Covid-19!

Një virus që ka arritur të bëjë brenda disa javësh atë që shkenca, politika kanë dështuar praktikisht të bëjnë gjithmonë: të demonstrojë se nën lëkurë çdo shpirt është i barabartë me tjetrin.

Po! Covid-19 po na kujton se të gjithë jemi njësoj: është një virus shumë demokratik.

Prek të pasurit dhe të varfrit, intelektualët dhe njerëzit e zakonshëm, menaxherët dhe punëtorët, burrat e grate ne te gjithe boten, pa dallim feje, ngjyre apo kombesie. Kjo pandemi na kujton, se nuk ka dallime dhe kufij midis atyre që vuajnë. Ne jemi të gjithë të brishtë, të gjithë të njëjtë, të gjithë të çmuar. Tani eshte koha te clirohemi nga egoizmi dhe të duam e te ndihmojmë njëri-tjetrin, të bëhemi një familje.

Njëri kundër tjetrit në vështirësi (dhe jo vetëm) është efekti i menjëhershëm i një shoqërie vlerat e së cilës janë ngjitja drejt suksesit, konkurrenca, vendi i parë, përcaktimi i një realiteti unik dhe absolut dhe përdorimi të pushtetit. Koronavirusi na ben te riflektojme per ate “njerezim” qe kemi humbur gjate rruges ne jeten tone te perditshme, me mardhenie me shume virtuale sesa reale. Perhapja e virusit po na kujton sesa shume kemi nevoje per njeri-tjetrin. Njerezim qe e kemi braktisur prej kohesh ne rrjetet socjale , ku kominikimi eshte mbyllur ne nje bisede ne whatsapp.

Kemi harruar të flasim në sy, përqafohemi apo te shprehim gjeste të dashurisë dhe mirësjelljes . Ne bisedojmë me mesazhe te shkruara dhe mesazhe zanore, ku mungon efekt i dialogut te ndersjelle. Duke qenë se kjo epidemi është bërë një çështje ndërkombëtare dhe emergjencë epokale, e etikës transkulturore që përfshin të gjitha vendet, do të ishte më mirë ta përballonim atë së bashku me frymën e solidaritetit reciprok.

Coronavirus po na detyron në një jetë pa marrëdhënie, po na imponon ritme të reja. Izolimi gjatë një sëmundjeje çon në heshtje dhe reflektim. Tani që mardheniet tona personale jane te kufizuar dhe ne jemi të detyruar ta privojmë lirine e perhershme për një kohë. Ate lire qe tani po e kërkojmë si bukë në luftë, duke paguar çmimin e lartë te vetmise dhe izolimit. Sidoqoftë, në mënyrë paradoksale, ne kete periudhe do të jetë komunikimi virtual që do të na lejojë të rimarrim jetën reale. Kështu, ndërsa presim të kthehemi në normalitet, një mësim shkollor i ndjekur kompjuter nga tavolina e një dhomë gjumi mund të vazhdojë t’u mësojë të rinjve të kuptojnë nuancat e bukurisë njerëzore dhe të na tregojë të gjithëve se sa burime kemi në dispozicion kur ne i bashkojmë ata.

Pas kësaj pjese të historisë së “kufizuar” do të jemi më në kontakt me natyrën dhe me atë që na vjen natyrshëm sepse do të na duhet të rikrijojmë qenien tonë njerëzore.

Ashtu si në shumë vende të botës, edhe tek ne, politika vuan nga modeli i diskreditimit të kundërshtarit. Ku pasojat i paguan populli, sidomos më të varfërit. Është koha qe politika te vihet ne shërbimi për të mirën e përbashkët dhe jo nënshtrimi i së mirës së përbashkët në shërbim të interesave të tyre. Te gjithe duhet ta kuptojme se jemi bij të të njëjtit Zot, të luftojnë për drejtësinë, me vetëdijen se bashkimi ka epërsi ndaj çdo konflikti.

Duke shkruar këto pak rreshta, sidoqoftë, mendimet e mia dhe “faleminderimet” e mia shkojnë për ata që po punojnë për të shpëtuar jetën tonë, të gjithë ata njerëz që ia kushtojnë jetën e tyre të përditshme kujdesit të njerëzve: infermierë, punonjës socialë dhe shëndetësorë, mjekë, studiues ; të gjitha figurat që shpesh nuk vlerësohen mjaftueshëm për punën e tyre dhe për vlerën e tyre, por që rezultojnë thelbësore në momente të vështira dhe emergjente.

Le të dalim nga kjo situatë. më mirë sesa kemi hyrë, të vetëdijshëm për gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Le të rrinë së bashku, le të qëndrojmë njerëzorë sot dhe nesër, dhe e ardhmja do të jetë më e mirë për të gjithë!

Share: