Home KRYESORE Drejtuesit e UCK ne Hage, Dritan Shano: Lidershipet shqiptare jo si skutha,...

Drejtuesit e UCK ne Hage, Dritan Shano: Lidershipet shqiptare jo si skutha, por me qendrim te perbashket

Mendoj se të gjitha lidershipet shqiptare – pozita+opozita – duhet të dalin me një qëndrim të përbashkët përsa i përket Luftës Çlirimtare në Kosovë, proçeseve ku liderë të ndryshëm të UCK thirren si të akuzuar në Gjykatën e Hagës, dhe deri njohjen apo jo të kësaj Gjykate. Ta nënshkruajnë të gjithë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, dhe ta dorëzojnë zyrtarisht në Hagë, Bruksel e Washington.

Është e qartë që e gjitha kjo që po ndodh në mënyrë të përsëritur, prej disa vjetësh tashmë, synon vetëm një gjë, delegjitimimin dhe kriminializimin e luftës së shenjtë për të mbrojtur Kosovën, çlirimin dhe pavarësinë e saj. Mbrojtja e Kosovës me armë në dorë ndaj sulmit më armë dhe genocidit serb mbi popullsinë kosovare po quhet rëndom nga Gjykata e Hagës si një “ndërmarrje kriminale”

Lidershipet shqiptare po heshtin për këtë. Kam idenë se lidershipet shqiptare kanë një sjellje prej skuthi ndaj kësaj që po ndodh, dhe po tentojnë të shmangen prej kësaj çështje kombëtare dhe të kurvërojnë për përfitime personale në arenën ndërkombëtare.

Pasiviteti, indiferenca, hedhja e kunjave, tentativa për të lexuar se çfarë duan ndërkombëtarët, skllavëria fluide ndaj interesave të tjera, nuk mund kurrsesi të shiten si mençuri, urtësi dhe largpamësi nga “baballarët e kombit” të çdo kufiri ku kombi shqiptar ndodhet.

Mosmbajtja e një qëndrimi unik dhe uniform ndaj arrestimeve të njëpasnjëshme të atyre që luftuan për të mbrojtur Kosovën nga Miloseviç&Co. nuk është as patriotike, as kombëtare, dhe aspak inteligjente.

Share: