Home KRYESORE Dremis mbi kraharorin tënd.

Dremis mbi kraharorin tënd.

Nga Gladiola Busulla

Dremis mbi kraharorin tënd.
Numëroj thesaret e humbura:
rrënoja puthjesh të mbytura,
dashuri të shkokëluara,
kundërmime përqafimesh,
psherëtima të gjata si nata e Kirunës.

Graviteti më shtyn,
drejt thellësive të qenies.
Në kindat e prekjeve
gurgullojnë oazat,
përndizen flakët e ferrit,
kumbojnë tingujt e orkestrës hyjnore.

Gishtërinj të zhytyr në shkretëtirën e kujtimeve
dhe emri yt i shkruar me ujë mirazhesh.

Share: