Ende po vazhdojnë kërkimet për të implikuarit në sulmin e 2 nëntorit në Vjenë të Austrisë.
Deri më tani janë arrestuar mbi dhjetëra të dyshuar, që lidhen me sulmin terrorist ku mbetën të vdekur 5 persona e disa të plogosur.
Një nga sulmuesit që u vra nga forcat e rendit ishte shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzullahu.
Ndërsa mediat e huaja raportojnë se tashmë janë kapur edhe 4 shqiptarë të tjerë të dyshuar.
Dy nga shqiptarët janë nga Kosova dhe dy nga Maqedonia e Veriut.
Fotografitë e të dyshuarve janë publikuar, bashkë me identitetin.
Njëri nga kosovarët është Arijanit Feka nga Reqani i Suharekës, dhe tjetri Kujtim Kadriu i lindur në Ferizaj./Indeksonline