Home KRYESORE Emri/Ky është terroristi me origjinë shqiptare i vrarë pas sulmit në Vjenë

Emri/Ky është terroristi me origjinë shqiptare i vrarë pas sulmit në Vjenë

Është zbuluar identiteti i  një prej terroristëve që vranë katër persona dhe plagosën 17 të tjerë gjatë një sulmi në Vjenë të Austrisë.

Mësohet se një nga agresorët është Kujtim Fejzulai, shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Fejzulai qëlloi me armë mbi disa persona, ndërsa më vonë u ekzekutua nga policia.

Mësohet se Kujtim Fejzulai, u dënua me 22 muaj burg në prill 2019 pasi ishte përpjekur të udhëtonte në Siri për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik. Fejzulait iu dha lirimi i parakohshëm në dhjetor në kuadër të ligjit për të miturit.

Ndërkohë, shteti i Maqedonisë së Veriut ka nisur kontakte me Austrinë për të shkëmbyer të dhëna në lidhje me autorin./ Opinion.al

Share: