Home KRYESORE Erdogan telefonon turqit që shpëtuan policin: Vazhdoni ndihmoni austriakët

Erdogan telefonon turqit që shpëtuan policin: Vazhdoni ndihmoni austriakët

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan pati një video-telefonatë me dy të rinj turq të cilët i shpëtuan jetën e një oficeri policie i cili u plagos gjatë sulmit terrorist në Vjenë.

Rexhep Taip Gultekin dhe shoku i tij Mikail Ozen tërhoqën oficerin e qëlluar dhe e transportuan tek ambulanca sipas CNN turk.

“Ne jemi krenarë për ty”, i tha Presidenti Erdogan, Gultekin, i cili megjithëse u plagos, nxitoi sëbashku me shokun e tij për të ndihmuar oficerin e plagosur dhe i shpëtoi jetën.

Vazhdoni të ndihmoni austriakët. Ata mund të mos na kuptojnë por ne i kuptojmë ata. Sespe ne duam atë që është krijuar, nuk na intereson feja e tyre dhe nuk kemi parë sektin e tyre. Ne themi ‘Për ne mjafton të jesh njeri’ dhe kështu do të vazhdojmë. Ju keni vuajtur herë pas here në Turqi. Ju ende vuani nga probleme serioze. Ju nuk keni mëkat tjetër përveç të qënit mysliman – në sytë e tyre. Por për ne të qenit mysliman është burimi më i rëndësishëm i krenarisë. Ne do vazhdojmë të japim. Jam i sigurt se ju do të jeni përfaqësuesit e mirësisë, paqes dhe bukurisë kudo ku jeni. Në emër të kombit tim, familjes sime dhe vetes, ju falenderoj dhe ju puth sytë. Zoti qoftë mbrojtësi juaj i dashur. Përshëndetje edhe familjeve tuaja.”, raportohet të ketë thënë Erdogan.

Rexhep Taip Gultekin i tha se ishte i nderuar që mbante emrin e presidentit turk.

Dy të rinjtë u shprehën se mezi po prisnin t’i puthnin duart presidentit Erdogan kur të ktheheshin në Turqi./ Opinion.al

Share: