Home Gjeo-Ekonomia FMN: Tkurrje e ekonomisë shqiptare 7.5%, sfidë borxhi publik

FMN: Tkurrje e ekonomisë shqiptare 7.5%, sfidë borxhi publik

FMM ka publikuar raportin për Shqipërinë dhe situatën ekonomike pa spandemisë.

Në njoftimin për shtyp në faqen zyrtaretë fondit bëhet me dije se Shqipëria ka përfituar nga FMN një asistencë financiare prej 190.5 milion dollarësh të shpërndara në Isntrumentin e Shpejtë Financar në Prill të vitit 2020, me qëllim kryerjen e pagesave urgjente, pas nevojave të dala nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia Covid.

Sipas të njëjtit përshkrim, pritet që ekonomia shqiptare të tkurret me 7½ përqind të vitin 2020 për t’u ringritur gradualisht në 2021-22.

Ndërkohë deficiti aktual pritet të zgjerohet edhe 10% të GDP në 2020, por rezervat ndërkombëtare pritet të rriten lehtë duke mbetur në një nivel të kënaqshëm.

Një përkeqësim i situatës pandemike do të vështirësonte ekonominë shqiptare, do të dobësonte turizimin, remitancat, kërkesën e jashtme duke vështirësuar kushtet financiare.

Borxhi i lartë publik, rritja e riskut fiskal dhe një nivel relativisht i lartë  huave me probleme paraqesin gjithashtu sfida për ekonominë./Opinion.al

Share: