Nga Eva Idrizllari
Ne nga shkrimtaret e shquar Libanez, Kahlil Gibran. i cili i bente njerezit te reflektonin mbi mendimet e tij te mençura, shprehej:
“Vlera e nje njeriu matet nga pak gjera qe ai krijon, jo nga shume te mira qe ai grumbullon.”
Duke iu referuar kesaj sentence, i drejtoj nje pyetje publike, kryetarit te Partise Demokratike, z. Lulzim Basha:
Gjate viteve ne opozite te PD-se, sa gjera keni krijuar ju si lider i partise, dhe sa te mira keni grumbulluar njekohesisht?
Pasi t’i beni rezymene punes tuaj duke vene ne peshore deshtimet dhe sukseset, atehere morali juaj mund te zere vend.
“Lufta e klasave” per te goditur çdo potencial njerezor te ndershem dhe me vlera profesionale, duke hedhur ne fushate “turmen e hienave” per t’i denigruar dhe lenduar, deshmon se PD e ka permbysur misionin e saj te vertete politik demokratik.
Prandaj, shume shqiptare me integritet nuk mund ta pranojne qe ju te vetequheni nje lider “Europian”, pasi praktikisht funksiononi si nje lider mbi mekanizmat bolshevike.