Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Greva/Gratë naftëtare: Presim që kryeministri të na japë ato që na takojnë

Greva/Gratë naftëtare: Presim që kryeministri të na japë ato që na takojnë

Gratë naftëtare janë futur në ditën e 20-të grevës së urisë, ndërsa deri më tani ende nuk ka një zgjidhje nga qeveria për marrjen e pagave të prapambetura.

Por, pavarësisht se gjendja e tyre shëndetësore vijon të përkeqësohet, ato kanë theksuar se nuk do e ndërpresin grevën e urisë.

Gratë naftëtare thonë se presin që kryeministri Edi Rama t’u japi paratë që u takojnë.

“Ne jemi të vendosura se s’kemi vend tjetër, s’kemi gjë në dorë. Po presim nga kryeministri të na japë ato që na takojnë”,- u shpreh njëra prej tyre.

Kujtojmë se pavarësisht thirrjeve të naftëtarëve, kryeministri nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për problemet e tyre, ndërsa iu ka bërë thirrje që nësë nuk ndërpresin grevën, ai nuk do t’i takojë./ Opinion.al

Share: