Home KRYESORE “Heroina e vërtetë e ditës” Kryemadhi mbetet pa fjalë nga veprimi i...

“Heroina e vërtetë e ditës” Kryemadhi mbetet pa fjalë nga veprimi i polices në Durrës: Ende ka shpresë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndodhej sot në qytetin e Durrësit, ku ka zhvilluar takime në terren me banorët që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i vitit të kaluar.

Por për një moment aty kanë qenë të pranishëm dhe forcat e policisë, të cilët kanë ndërhyrë duke gjobitur Kryemadhin me 3 mijë lekë për shkak se nuk mbante maskë.

Në videon e mëposhtme që vetë kryetarja e LSI ka publikuar, shihet një police femër e cila duket e tërhequr nga urdhëri i kolegut (eprorit) për vendosjen e gjobave.

Kryemadhi e quan heroinë këtë police, e cila sipas saj “zgjodhi të jetë me popullin, me nënat dhe baballarët që mbetën pa shtëpi”.

“Sot në Durrës. Ende ka shpresë, shqiptarët kanë dinjitet. Frymëzues veprimi i kësaj police, heroina e vërtetë e ditës dhe shembull i forcës së gruas. Ajo zgjodhi të jetë me popullin, me nënat dhe baballarët që mbetën pa shtëpi”, shkruan Kryemadhi ndër të tjera.

Share: