Home KRYESORE Plagosja e 35-vjeçarit në Krujë, objektivi i atentatit ishte Durim Bami

Plagosja e 35-vjeçarit në Krujë, objektivi i atentatit ishte Durim Bami

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i djeshëm në Tapizë, ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Ervin Kodra, kushëri i Durim Bamit.

Ndërkohë, mësohet se objektivi i atentatit të djeshëm nuk ka qenë 35-vjeçari, por kushëriri i tij, Durim Bami.

Ky i fundit ishte në makinë me kushëririn Ervin Kodra, por ku ka kuptuar se do të qëlloheshin nga makina që ishte paralel me ata, Bami ka devijuar makinën duke iu shmangur plumbave.

Bami dhe Kodra janë pyetur nga policia, por ata nuk kanë dhënë asnjë emër se cilët mund të jenë personat që iu bën atentat.

Më herët u bë e ditur se në fshatin në Valias u gjet e djegur një automjet “Golf 5”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët në atentat.

Aktualisht, 35-vjeçari i plagosur ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën./ Opinion.al

Share: