Gatimi mund të konsiderohet si një mjeshtri e veçantë, që do një përkushtim të madh, kujdes dhe mbi të gjitha shumë punë.
Prej më shumë se 12 vitesh, Instituti Kulinar Neranxi është kujdesur që të rrisë e të përgatisë të gjithë ata që kanë pasion kuzhinën, apo kanë dëshirën për të mësuar për të gatuar mirë dhe shëndetshëm.
Euronews Albania ndoqi nga afër mënyrën se si veprohet për të kultivuar këtë profesion jo pak të dëshiruar. Drejtori i marrëdhënieve me publikun, Artur Nura tregon se janë disa sektorë ku jepen leksione.
“Bëhet fjalë për 100 studentë që marrin profesionet në nivel optimal, në nivel shkencor dhe dalin në treg si shefa të kuzhinës, apo pastiçerisë. Këtu përgatitja nuk është thjeshtë kuzhinier dhe pastiçeri. Këtu merren të gjitha profesionet e kulinarisë. Ata që dalin nga këtu janë të specializuar edhe në realizimin e bukë pjekjes, picës dhe në miksologjisë dhe kafeterisë,” – u shpreh Nura.
Në stafin e Institutit Kulinar Neranxi, nuk mungojnë as shefat e kuzhinës italiane, Onofrio Campobello, shef pastiçerie i cili tregoi se duhet më shumë se puna për të nxjerrë një produkt që do ishte i adhurueshëm për të gjithë.
“Motoja ime është: Pastiçeria nuk është pasion që harrohet, por është dashuri e përjetshme që nuk harrohet dhe ëndrra jonë realizohet te marka Neranxi e cila me lëndët e para vetëm të standardeve evropiane na e bën të mundur realizimin e saj,” – tha ai.
Neranxi është instituti më i madh në rajon, që ofron shërbimin e tij jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjithë ta apasionuarit në Ballkan.
Arjan Ceka, shef kuzhine foli për laboratorin e Nernaxit, rëndësia e të cilit nuk ngel vetëm te studentët por shtrihet deri në rajon.
“Ky laborator nuk është vetëm për studentët këtu por dhe për rajonin shumë i rëndësishëm. Çfarë do të thotë master? Nuk është vetëm për studentët që kemi këtu, por dhe për shumë shefa të tjerë që nuk e kanë mbaruar gastronominë, por mund të vijnë dhe të zhvillojë kurse të nivelit të avancuar, që të quhen dhe ata master ose mjeshtra të Shqipërisë,” – u shpreh Ceka.
Interesi nuk mungon nga çdo moshë, që shfaq dëshirën për të mësuar nga bota e kulinarisë.
Në fund, çdokush që merr certifikimin si i specializuar pranë Institutit Kulinar Neranxi, ka aftësinë që produktet e kuruara aq mirë estetitkisht, të jenë në të njëjtën lartësi dhe në anën e cilësisë. /Euro News Albania