Home KRYESORE Ish-komandanti i UÇK-së flet për Open: Polemikat po bëhen në një moment...

Ish-komandanti i UÇK-së flet për Open: Polemikat po bëhen në një moment të papërshtatshëm për Kosovën

Drejtuesit e lartë UÇK-së ndodhet para Gjykatës në Hagë dhe lufta e Kosovës ka prodhuar një debat të ashpër në Shqipëri. Partia Socialiste ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës për asimilimin e provave të luftës së Kosovës.

Ish-komandanti i UÇK-së Sami Lushtaku në një lidhje direkte në Open në Top Channel tha se lufta e UÇK-së është e pastër dhe se polemikat e nisura tani nuk jaë n shërbim të Kosovës.

‘Lufta e UÇK-së është e pastër, e drejtë. Ne jemi të gatshëm të hetohemi nga drejtësia ndërkombëtare sa herë ato të duan.Unë them se polemikat e nisura në Shqipëri sot nuk janë në shërbim të Kosovës. Polemikat janë hedhur në një moment jo të favorshëm për Kosovën’- tha Lushtaku./hapur.al

Share: